Myslim Murrizi: “Kush vjedh në këtë vend e ka vendin pas hekurave”

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi akuzoi politikanet se nuk e duan integrimin e vendit.

Gjate fjales ne Kuvend, Murrizi tha se pas daljes së raportit të KE, njëra palë e politikës u shfaq si fituese e tjetra e mërzitur.

“E vërteta e hidhur e 29 viteve post-komunizëm është se shqiptarët e duan anëtarësimin në BE. Politika dhe banorët e kësaj salle, elitat vendimmarrëse nuk e kanë dashur ashtu si këto dy ditë po nxitojnë të zaptojnë llogoret, njëri i fitues e tjetri si i mërzitur.

Fjala më e sinqertë e Ramës është se në këtë vend asnjë punë nuk është bërë pa u sulmuar nga të tjerët. Ai e tha për vete por do ishte më e sinqertë të thoshte në përgjithësi. Ajo pjesë që kërkon sot të jetë në Europë është ajo pjesa që e ka kërkuar me ngulm.”

Murrizi u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai hodhi akuza ndaj 25 shejtanëve, siç I quajti ai, se prej vitesh kanë shërbyer duke mbrojtur politikanët që të mos shkojnë në burg.

Por deputeti Murrizi nuk u ndal me kaq. Ai lëshoi një mesazh edhe ndaj politikanëve të cilëve u përmendi pasurinë, ku paralajmëroi se shumë shpejt shqiptarët do I shohin në burg.

“Më mirë thotë Balla që jemi pa gjykatë kushtuese se ishte shejtani brenda. Këta shejtanë 25 emra janë. Nga kjo sallë kanë dalë. nga 97 deri në fund. Kur u bënë dreqër këta. Ata dreqër iu kanë shërbyer ju si dreqër nga 2001. Ata iu kanë ruajtur të mos shkoni atje ku e keni vendin.

Gjiri i Lalëzit dhe rezidenca pas Tegut janë dy burgje model që shqiptarët do ja shohin hajrin kur drejtësia të fillojë të funksionojë që Europa të bindet se kush vjedh në këtë vend e ka vendin pas hekurave”,

Loading...