Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka lëshuar akuza të fortë në drejtim të aleatëve të Lulzim Bashës, që janë kundër ndryshimit sistemit elektoral.
“Heqin dore nga kerkesa qe kishin formalisht per ndryshimin e sistemit. Pse??????? Sepse nuk kane hallin e demokracise, por hallin qe te sigurojne nje karrike ne kuvend per veten.
Kjo “tufe” e peshtire dhe nje tufe tjeter qe i mban uturakun Rames plus Monen dhe Peç Vasilin siç e ka pagezuar Rama, nuk duan qe shqiptaret te zgjedhin por thjeshte te votojne, qe surratet e tyre te jene pajeter ne Parlamen.
Asnje rendesi nuk ka per kete kategori te peshtire nese jane aty nga vota e qytetareve apo nga mender lepirja e kryetareve
Nje pyetje te drejtperdrejt kam per kete “ tufe” vemjesh dhe per Peçet end co….A mund te me thoni publikisht se perse keni kaq deshire kur ju mbajne me çengela ne hunde????
A keni qene apo jo spiune te ish sigurimit te shtetit????? Kush publikon pergjigjen zyrtare nga ju qe nuk ka qene spiun sigurimi, une do ti kerkoj falje publike” shkruan ai.
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi deklaroi mbrëmë në “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se “Unë gjykoj që nëse do shkonim në zgjedhje për 3-4 muaj do të pranoja sakrificën që të shkoja me këto kushte, me një kontroll më të madh mbi votën.
Nëse këtë reformën ne votojmë në 2021 unë gjykoj që do jetë një gabim vdekjeprurës për opozitën shqiptare, se gjatë kësaj periudhe nuk kemi pse ngutemi, se kemi nevojë për një reformë reale, të bindim faktorët që janë në piacë të ndryshojmë sistemin dhe të shkojmë në 2021 për ta votuar. Sot kjo sakrificë bëhet për ndërrimin e shpejtë të pushtetit, nuk do kishte vlerë kjo reformë e afruar sot” tha Shehi.