Në Komisionin e Reformës Territoriale të zhvilluar ditën e sotme, Xhelal Mziu “është përplasur” me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.
Me tone të ashpra, Mziu iu drejtua duke i thënë mos marrë rolin e policit.
“Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani. Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ti. O shoku Pjerin…shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë.
Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme. A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar? Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit”, tha ai.