Reperi i njohur me origjina nga Kosova Gashi është duke korrur sukses në SHBA me bashkëpunimet me këngëtarë të famshëm.
Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka folur për origjinën e tij shqiptare. Dje reperi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku një femër është duke kërcyer përpara tij. Por reperi e ka zhdukur menjëherë këtë video nga profili i tij dhe shkak është bërë babai.
Më pas Gashi ka publikuar disa mesazhe me të atin, kur ky i fundit i thotë se turpëroi familjen me atë video.
“Mos bëjë gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, i ka shkruar i ati. Ndërsa në përgjigjen e tij, Gashi shkruan se do e fshijë videon, por nëse vazhdojnë të shikoj se cfarë poston ai në Instagram do i bëjë bllok.
“Prindërit e mi janë shumë komikë”, shkruan ai më pas në diçiturë duke e shoqëruar me emoji.