Nafta thyen rekordin e radhës, ja sa rritet çmimi për një litër!

Nuk ndalet shtrenjtimi i naftës në Shqipëri, lënda djegëse më e përdorur për automjetet. Çmimi i saj sot ka arritur në plot 290 lekë ose 100 lekë më shumë se disa ditë më parë.
Ky shtrenjtim vjen në kushtet kur ligji shqiptar detyron kompanitë të kenë rezerva 90 ditore, që në rast krizash të mos ketë luhatje çmimesh.

Por ndërsa qytetarët janë të shqetësuar për këtë rritje të vrullshme, Luigj Aliaj, drejtuesi i shoqatës së hidrokarbureve ka paralajmëruar në daljen në Top Channel se pronarët e karburanteve kanë marrë furnizimet e reja dhe do të ketë sërish rritje nafte në ditët në vazhdim.

“Pronarët e kompanive nuk kanë se çfarë bëjnë… Nuk kemi se çfarë bëjmë, duhet të rrisim naftën…”, – tha ndër të tjera ai.

Aktualisht, nafta po tregtohet me çmime të ndryshme nga 260 deri në 290 lekë. Benzina gjendet edhe me 249 lekë, por ajo përdoret nga më pak mjete. /noa.al

Loading...