Naim, Abdyl e Sami Shqipëria dhe Mit’hat Tradhëtia!

Instituti i Tufës,
bishti i kavallit,
ka krryer një libër,
me këngët e Ballit!

Qindra-mijëra libra,
në dorë kam shkuar,
po më qesharak,
nga ky s’kam lexuar!

S’më shqetëson aspak,
mungesë e poetit,
po thjeshtë masakrimi,
i lekëve të shtetit!

Po ç’këngë mund të ketë,
Balli Kombëtar,
që doli në luftë,
hapur tradhëtar?!

Për Lumo Mavrinë,
shumë këngë janë,
që e shkoi gjithë luftën,
brenda në Tiranë!

Brenda në Tiranë,
në kafe “Krusal”,
dhe një herë të vetme,
nuk doli në mal!

Lumo Skëndo ishte,
Mit’hat Frashëri vetë,
krye-tradhëtari,
që shok s’mund të ketë!

Atij komunizmi,
asgjë s’i punoi,
por veç tradhëtia,
e diskretitoi!

Veç nga tradhëtia,
ujë i mori vula,
dhe i mbeti nami,
për byrek e pula!

Por ju thurën vargje,
këngë që ç’ke me të,
këtij që gjermani,
mik për kokë ju bë!

Ky që me gjermanin,
u bë mik e vlla,
të gjitha të ligat,
përsipër i ka!..

Dhe them që është kulmi,
i çdo ironie,
t’i këndosh Mit’hatit,
këngë trimërie!

Ditën e çlirimit,
iku dhe ky pis,
bashkë me gjermanët,
shkoi-u arratis!

Që ditën që shkoi,
gjer sa mbylli sytë,
kundër Mëmëdheut,
punoi natë e ditë!

Sa nuk pati kohë,
as dhe të martohej,
aq më pak akoma,
që të turpërohej!

Kundër Mëmëdheut,
në ballë të ballistëve,
meqë po luftonte,
kundër komunistëve!

Mërgata e qyqeve,
të gjithë i bashkonte,
ku djali i Mbretit,
armë trafikonte!

Mbret u bë më pas,
princi i vetëm Lekë,
se vijimi i luftës,
kërkonte shumë lekë!

Po “Legaliteti”,
“Balli Kombëtar”,
edhe në mërgim,
ishin të përçarë!

Mit’hati me shokë,
në mërgatë ç’gatoi,
Nashua-miku ynë,
kryevepër shkroi!

“Mërgatën”-për brezat,
la kujtim Ai,
rri me “Epopenë”,
në një lartësi!

Kur ke “Epopenë”,
dhe “Mërgatën” dy,
me ç’guxim Mit’hatin,
e vendos aty?!

Sofizma pa fund,
bën tani i Gjati,
thotë:”Është Lumo Skëndua,
nuk është Mit’hati!?”

Me dekrete sot,
dhe me VKM-ra,
nuk mund që të ndreqen,
kurrë këto gjëra!

Në fakt Mit’hat Frashëri,
është ai i pari,
si krye-ballisti,
krye-tradhëtari!

Dhe për tradhëtinë,
Rama e ka kot,
njëmijë Lumo Skëndo,
nuk e ndreqin dot!

Me Mit’hatin kemi,
një Luftë të mohuar,
dhe e vetmja luftë,
që kemi fituar!

Është e vetmja luftë,
që nga Skënderbeu,
që me Të Mëdhenjtë,
u radhit Atdheu!

Tradhëtar Mit’hati,
vetëtin prej famës,
është një Rilindas,
nga këta të Ramës!

Është në histori,
Një me tradhëtarët,
nuk është si i jati,
dhe Dy Xhaxhallarët!

Për Naimin thamë:
“Naim Shqipëria!.”,
për Mit’hatin themi:
“Mit’hat Tradhëtia!

A.DUKA

Loading...