Nainggolan bën deklaratë skandaloze

Radja Nainggolan ka befasuar me deklaratën e tij për të ardhmen te kombëtarja e Belgjikës.
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, ka thënë se ai nuk do të kthehet më te Belgjika.

“Nuk do të kthehem më te kombëtarja”, tha fillimisht mesfushori belg, përcjell “lajmi.net”.

“Unë e kam thënë se nëse nuk shkoj në Kupën e Botës, nuk do të luajë më, jam njeri i fjalës.

“Nëse ata e ndryshojnë trajnerin në vitet e ardhshme, përgjigja ime do të jetë sërish jo. Kur e vendosi në mendjen time, atëherë qëndron aty.

“Sa herë që zhvillohen ndeshjet nacionale, unë marr katër apo pesë ditë pushim, andaj jam shumë i lumtur, pasi jam më afër familjes”, ka shtuar më tej Nainggolan. /Lajmi.net/

Loading...