Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Najada Çomo duket se ka ndryshuar tërësisht look në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Najada Çomo ndryshon look para zgjedhjeve të 25 prillit, ngjyra
Ndryshe nga se jemi mësuar më parë, ku Çomo lyente flokët me ngjyra të ndezura, së fundmi është shfaqur në ekran me flokë të lyera me ngjyrë kafe.
Najada Çomo ndryshon look para zgjedhjeve të 25 prillit, ngjyra
Ajo ishte e ftuar në TvKlan mbrëmjen e sotme, ku është shfaqur ndryshe përpara fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.
Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Najada Çomo ndryshon look para zgjedhjeve të 25 prillit, ngjyra
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan.
Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.