Nard Ndoka: “Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit,në çdo gjë: në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake”

Ish-deputeti Nard Ndoka ka bërë një reagim të veçantë lidhur me grabitjen e 10 milion eurove në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Përmes një statusi në rrjetet soilae, Ndoka akuzon Edi Ramën se e shndërroi vitin mbarëkombëtarë të Skendërbeut në vitin e Erdoganit në formë dhe në përmbajtje.

“Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake. Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.

Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto “palla”…”, shkruan Ndoka duke komentuar edhe jehonën ndërkombëtare të grabitjes në Rinas.

Postimi i plotë:

Ah mor Gjergj, eh moj Motër Gonxhe, na falni!
Gjergj Kastrioti e Gonxhe Bojaxhiu; dy emblemat për kombin tonë ndër shekuj.
Të vetmit këto e ngriten emrin dhe imazhin e Shqipërisë në botë ndër shekuj. Këto emra dhe imazhe i gjen kudo; në sheshe, rrugë, institucione, muzeume, libra, në historitë e shumë vendeve nëpër të gjithë botën.

Por rilindasit e sotshëm, po njollosin edhe emrin e tyre;
Erion Veliaj, i prish sheshin Gjergjit, trazon edhe kalin e Tij, duke e provokuar herë pas here me imazhe, që ai kalë i kishte shkelur me kembë në beteja me turqit.
Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake.

Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.

Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto “palla”…
Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit ,në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare.

Loading...