Ai ka parashtruar 7 pika sesi mund të zgjidhet kriza në vend.
Ndër to është edhe dorëheqja e vetë Kryeministrit. Të gjitha këto zgjidhje, ai i ka cilësuar si ‘këshilla për kokat e nxehta’.
Letër për portalin e KM!
Si zgjidhet kriza?
Këshilla për kokat e nxehta:
Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.
Përafrohen qëndrimet politike të palëve.
Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.
Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.
Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.
Dorëheqja e Kryeministrit!
Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).
Kaq, kriza u zgjidh!?
Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?