‘Nata e Kadrit’/ Rama e nis ditën me Fjalët e Shenjta të Profetit Muhamed

Muaji i Ramazanit ka hyrë në ditën e 26, ndërsa dita e sotme përkon edhe me “Natën e Kadrit”, për të cilën thuhet se është dita kur Profeti Muhamed, nëpërmjet melekut Xhebrail, ka zbritur ajetet e para të Kuranit.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën e sotme me Fjalët e Shenjta të Profetit Muhamed, në të cilën thuhet se veprat e kësaj natejanë më më të mira se ato të njëmijë muajve.

“O njerëz. Vërtetë, një muaj i madh e i bekuar ju ka mbështjellë. Një muaj, në të cilin është një natë, veprat e të cilës janë më të mira se ato të njëmijë muajve”, thuhet në Kuran.

Kujtojmë që edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi që ditën e sotme të mos zhvillojë protestë për respekt të agjëruesve myslimanë në këtë ditë të bekuar.

Loading...