Shqipëria dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi.
Ekipi kombëtar tentoi deri në fund fitoren, por duhet të mjaftohet me një pikë në transfertën nordike.
ISLANDË-SHQIPËRI 1-1 (Thorsteinsson 49′ / Seferi 30′)
90+1′ Giacomo Vrioni merr bukur një top, shmang portierin kundërshtar, por ky i fundit tregohet vendimtar në momentin e fundit, madje fiton edhe një faull.
73′ Zëvendësim i trefishtë te Shqipëria. Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi jashtë, futen Giacomo Vrioni, Bekim Balaj dhe Kristjan Asllani.
64′ Endri Çekiçi shkëputet bukur në krahun e majtë, por zgjedh të pasojë në shtyllën e dytë, aty ku Ivan Balliu nuk arrin të dërgojë topin në kuadrat.
55′ Jon Dagur Thorsteinsson tenton golin e dytë, por Etrit Berisha pret gjuajtjen e sulmuesit të Aarhus.
55′ Kundërsulm i Shqipërisë. Elseid Hysaj vonon vertikalizimin. Më pas një krosim nga e djathta, kërcen lart Taulant Seferi, topi përfundon jashtë.
54′ Reagojnë kuqezinjtë. Sokol Cikalleshi kryen disa driblime në zonën kundërshtare dhe pason për Jurgen Gjasulën, por gjuajtja e mesfushorit bllokohet nga mbrojtja vendase.
49′ Islanda barazon rezultatin. Pasiguri e mbrojtjes tonë, gafë e Berat Gjimshitit dhe finalizim i Jon Dagur Thorsteinsson. Islandë-Shqipëri, 1-1.
44′ Vendasit pretendojnë për penallti pas kontaktit në zonë mes Berat Gjimshitit dhe Andri Gudjohnsen. Kryesori i sfidës, anglezi Craig Pawson vijon lojën me të drejtë.
34′ Ivan Balliu lëviz bukur në krahun e djathtë dhe hedh një top në zonë, Amir Abrashi shfaqe si sulmues, por devijimi i “luftëtarit” kuqezi kalon ngjitur me shtyllën.
30′ Gooooooooool! Shqipëria në avantazh. Abrashi gjuan nga krahu i majtë, grushton portieri islandez, aty përfiton Taulant Seferi që nis festën me shokët e skuadrës dhe tifozët.
28′ Seferi shënon, Shqipëria kalon në avantazh
22′ Gabim i ekipit tonë, Islanda hidhet në sulm, gjuajtja e Isak Bergmann Johannesson përfundon jashtë.
19′ Mundësi e mirë për Islandën. Gjuan Arnor Sigurdsson, devijon në këndore kapiteni Berisha.
16′ Tenton Taulant Seferi, devijohet në këndore gjuajtja e sulmuesit të Tiranës.
14′ Vertikalizim i Islandës. Arnor Sigurdsson fiton duelin e shpejtësisë me Berishën, por topi i hedhur në zonë nuk ka forcën e duhur
12′ Aksion i bukur i kuqezinjve, por asnjë rrezik për portën e skuadrës vendase.
10′ Sulmojnë islandezët nga krahu i djathtë, arbitri kryesor akordon faull për portierin Etrit Berisha.
8′ Minuta të mira për kombëtaren shqiptare. Katër goditje këndi për kuqezinjtë, por krosimet e ardhura nga krahu i djathtë nuk shfrytëzohen.
Starton sfida në Rejkjavik.
FORMACIONI ZYRTAR
Ndërkohë, kombëtarja e Islandës do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Trajneri Arnar Vidarsson ka bërë tre ndryshime krahasuar me barazimin 2-2 ndaj Izraelit në Haifa. Top Channel