Natyra në Shqipëri është fenomenale, duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë

Shqipëria vazhdon të ketë rritje të numrit të turistëve nga viti në vit, derisa gjithashtu edhe mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta rekomandojnë për ta vizituar.

“Travel of Book Packer” ka bërë një shkrim për për natyrën e bukur shqiptare, qytetet kryesore, dhe e vë theksin tek ato pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO, përcjell albinfo.ch.

Në këtë artikull shkruhet edhe për njerëzit e mirë, çmimet, natyrën e bukur dhe gjithçka tjetër.

“Natyra në Shqipëri është fenomenale, duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë. Ka shumë qytete të vjetra të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe çmime qesharake të përballueshme. Shqipëria është destinacion i vërtetë pushimi”, vijon artikulli, shkruan ‘monitor’.

Blogerët shkruajnë se kaluan katër javë në një udhëtim rrugor në Ballkan dhe këshillojnë shumëllojshmërinë e gjërave të mrekullueshme për të bërë në Shqipëri. Ja lista e “detyrueshme” sipas artikullit:

Vizito Thethin dhe Valbonën

Vizito Kalanë e Rozafës në Shkodër

Pi birrë në një bar të Tiranës

Vizito muzeun e një Bunkeri të Braktisur

Merr teleferikun për të parë të gjithë Tiranën

Kampe në plazhet më të bukura të Shqipërisë

Vizito plazhet që mund të shëtisësh në to

Vizito Beratin, Qytetin e Një mbi Një Dritareve

Bukuritë e Gjirokastrës, qytetit të gurit

Banjot termale të Bënjës janë për të mos u humbur

Përjeto pamjet e fshatrave të vogla teksa udhëton me makinë

Ha byrek (për mëngjes, drekë, darkë)

Noto në ujërat më të kristalta të Jugut

Ha të paktën 10 lloje Trileçeje

Ha ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe të lira

Vizito Shkollën e Parë Shqipe në Korçë

Vizito Korçën e bukur

Vështro bunkerët kudo

Merr një traget përgjatë liqenit të Komanit

Vizito Syrin e Kaltër

Loading...