Natyrë magjepsëse dhe njerëz të mrekullueshëm… i gjeni në Shqipëri

Për shqiptarët, të gjitha fetë janë njësoj. E ajo që s’është njësoj, është natyra. Pa e tepruar, pa e zbukuruar dhe pa gënjeshtra, natyra këtu është magjepsëse.  Njëlloj si Zvicra, por me 10% e kostos së atjeshme.

Kështu shprehet blogeri Nuseir Yassin në një video kushtuar Shqipërisë, me të cilën kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes ndjekësit në rrjetet sociale.

Steriotipet!

Nëse jeni njeri si unë, atëherë do t’i urreni steriotipet. Por nëse do të ishit një vend, atëherë do t’i urrenit edhe më shumë. Në  Kolumbi… droga. Në Indi … varfëria.  Afrika… e rrezikshme. Kjo s’ është ajo që mendoj unë, por shumë njerëz në gjithë botën. Veçanërisht këtu në SHBA.  Ne nuk shkojmë në këto vende, pikërisht për shkak të steriotipeve. Dhe unë e urrej këtë.

Kjo është arsyeja përse shkova në një vend plot e përplot me steriotipe; mafia, luftë civile, trafiku i qenieve njerëzore, korrupsioni dhe krimi. Por ajo çfarë zbulova atje, do t’ju bënte të mendoheshit dy herë, para se t’i hidhnit sërish një sy hartës së botës. Ky është një nga vendet më pak të vizituar në Europë dhe ky është një rrëfim për Shqipërinë.

Sapo të mbërrini, kuletës mund t’i jepni puthjen e lamtumirës. Jo sepse dikush do t’jua vjedhë, por sepse, në kuptimin e plotë të fjalës… askush s’do t’ju lërë të futni dorën në xhep. Shqiptarët njihen si një  ndër popujt më bujarë të planetit dhe ky steriotip është plotësisht i vërtetë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/308578753289366/?t=0

Jo, do të paguaj unë!

-Jo, jo! Do të paguaj unë!

Është po ashtu e vërtetë që në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj konflikti fetar. Është e pamundur të dalloni kush është mysliman, kush i krishterë, apo kush… i çfarëdo feje.

-S’ka aspak rëndësi!

Për shqiptarët, të gjitha fetë janë njësoj. E ajo që s’është njësoj, është natyra. Pa e tepruar, pa e zbukuruar dhe pa gënjeshtra, natyra këtu është magjepsëse.  Njëlloj si Zvicra, por me 10% e kostos së atjeshme.

Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë., ku të gjitha këto mund t’ju kushtojnë vetëm 20 dollarë. Por megjithatë, jo shumë njerëz e vizitojnë, pikërisht për shkak të steriotipeve.

Për vite me radhë, sikurse shumë vende të tjera, ka përjetuar një të kaluar të vështirë. Ata kanë vuajtur nga diktatura, korrupsioni dhe lufta civile (ndoshta më mirë do të ishte “trazira civile, sociale).

Edhe sot e kësaj dite do të gjenit 170 mijë bunkerë të ndërtuar anembanë vendit…  për luftë.       

Edhe sot do të gjeni varfëri dhe kriminalitet.

Por ajo çfarë shumë njerëz e harrojnë është se në Shqipëri, si dhe në shumë vende të tjera, gjërat përmirësohen dhe steriotipet zhduken.

Këtu nuk ka më luftë civile, apo diktaturë. Bunkerët ose janë zhdukur, ose shndërruar në objekte arti. Korrupsioni po ulet, siguria po rritet…

Dhe Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe do të hapet për shumë e më shumë turistë.

Vetëm nëse zhdukni steriotipet e vjetra, në një vend si Shqipëria do të gjenit natyrë, kulturë, çmime, njerëz të mrekullueshëm që mund t’i bëni miq, që ndryshe s’do t’i kishit parë e njohur kurrë.

Ky nuk ishte një rrëfim vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende të tjera si Shqipëria, që ende vazhdojnë të vuajnë nga steriotipet. E vërteta është se bota po ndryshon për mirë dhe perceptimi ynë për vendet e tjera duhet gjithashtu të ndryshojë./atsh

Loading...