Nazarko ‘shpërthen’ ndaj Telitit: Po të isha politikan, do varja gjithë klasën politike!

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, ku përballë Dorjan Telitit të PD ishin analistët Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli.

Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.
Debati:
Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës.

Çoçoli: Ju e keni parasysh sa është sot numri i bizneseve të vogla të regjistruara? Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, e dini sa shkon vlera për pagesën për këto biznese? Rreth 100 milionë euro.

Teliti: Këto llogari kemi bërë dhe ne në PD. Ne kërkojmë që bonusi të mos jetë vetëm për mjekët dhe infermierët që punojnë te spitalet Covid, por për të gjithë mjekët në Shqipëri, sepse të gjithë janë të rrezikuar. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh. Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banor dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.

Teliti: Ore bëre pyetje apo koment?
Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione…
Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë.
Nazarko: Jo tttttt, se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha.
Teliti: Mos të diskutojmë marrëdhëniet personale. Meqë fole për ujin…

Loading...