Nd ahet nga jeta eksperti i njohur shqiptar i mjedisit

Gazetari Mentor Kikia ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është ndarë nga jeta parakohe eksperti i mjedisit Luan Ahmetaj.

“Me Luan Ahmetajn kishim lene nje kafe. Do te flisnim, nder te tjera, per nje ide ne fushen e mjedisit. Luani ishte nje njeri me plot ide, pasion dhe dashuri per cdo gje, njerezit dhe natyren.

Une isha ne pritje te kafese, kur marr lajmin e ikjes se Luanit. Ikjes kaq te shpejte e nje njeriu per te cilin kishim nevoje te githe.

Lamtumire njeri i mire!”, shkruan Mentor Kikia.

Një dedikim prekës për ekspertin Luan Ahmetaj ka bërë dje në rrjetet sociale edhe djali i tij.
Postimi i plotë:

Më dridhen duart ndërkohë që shkruaj, e nuk e prisja kurrë këtë ditë, e aq më tepër sot, kaq herët, kaq papritur…

Ditën e sotme im atë, Luan Ahmetaj, u nda nga jeta për të shkuar në një parajsë me lule, ashtu si ja donte zemra, nuk i thoshin kot “Luani i Luleve”.

Pati një jetë të shkurtër, por kuptimplotë. E la shenjën e tij tek unë, te vëllai dhe motra, te gjithë familja e fisi ynë, por me zemërgjerësinë e tij, me veprën e tij, la një moment në memorje e një ndjenjë në zemrën e shumë shokëve e miqve, por dhe te njerëzit e takuar rastësisht.

Na la pas më herët nga se donim, por nuk na la vetëm. Na dha dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, ndaj nuk jemi vetëm. Kemi familjen, miq e shokë, e uroj të kemi një lidhje po aq të fortë sa e kemi patur deri më sot.

Ishte një goditje e fortë për të gjithë ne, por veçanërisht për motrat dhe vëllain e tij, që nesër do shohin të ulët në banesën e fundit për herë të tretë një vëlla. Një goditje e fortë për gjyshin tim, që jetoi të shihte bashkëshorten e tij të paralizuar për nëntë vjet. E jeton të shohë nesër të tretin djalë që ndahet nga kjo botë.

Por mbi të gjithë më sipër, më dhemb shpirti e dridhet dora kur mendoj për motrën time, ende fëmijë, që fati e solli të forcohet shumë shpejt. Më qan zemra e pikon loti për mamanë time, që ndau një jetë me të e i qëndroji pranë gjatë çdo të pabese që doli para. Më dalin lot e gumëzhijnë veshët, kur mendoj që vëllait tim ju morr nga jeta ai simbol i triumfit, i vullnetit, i vendosshmërisë, e mbi të gjitha, figura prindërore.

Goja nuk do ta thotë e dora nuk do ta shkruajë, por sot u nda nga jeta babai im, Luan Ahmetaj. Do të përcillet për në varrezat e Tufinës nga shtëpia që ai ndërtoi me vuajtje e gëzim. Varrimi është për në orën 15:00, ditën e nesërme, të hënën më 8 Gusht.

Loading...