Një modele e zhdukur që ra në det gjatë një stuhie jashtë Sao Paulo është gjetur e vdekur.
Bashkëshorti Caroline Bittencourt, Jorge Sestini u shpëtua të dielën rreth dy orë pasi u hodh në ujë në një përpjekje të dështuar për ta shpëtuar.
Trupi i 37-vjeçares u gjet në det pasditen e së hënës dhe u tërhoq jashtë. Caroline u hodh në det pasi u përpoq të shpëtonte dy qenushët e saj që kishin rënë në ujë.
Qenushët ranë në det për shkak të një stuhie. Në anije ndodheshin vetëm Caroline, bashkëshorti i saj dhe qentë.
Jorge u hodh në ujë për ta shpëtuar por stuhia e fortë i ndau nga njëri-tjetri. Atij iu desh të notonte 3 orë drejt bregdetit për të mbijetuar.
Tragjedia ndodhi kur çifti, që u martua në janar, ishte afër Ilhabela, një ishull i madh pranë Sao Paulos.