Nd.ërron jetë pas një hemorragjie cerebrale ish-kryetari i socialistëve

Ish-kryetari i Partisë Socialiste spanjolle (PSOE), Alfredo Perez Rubalcaba ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Lajmi për këtë humbjen e jetës së kësaj figure të rëndësishme politike është bërë me dije nga mediat spanjolle, ku në një shkrim dedikuar këtij personaliteti eldiario.es shprehet se ish kryetari i socialistëve ka ndërruar jetë në spitalin e Puerta de Hierro në Madrid.

Gjatë karrierës së tij, Alfredo Perez Rubalcaba ka qenë edhe Ministër i Arsimit, Ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër. Ndërkohë gjatë kohës që ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm është dalluar më së shumti për tentativat që ka bërë me terroristët e ETA-s, të cilët në vitin 2011 ndaluan luftimet.

Rubalcaba dha dorëheqjen nga drejtimi i PSOE pas zgjedhjeve evropiane në vitin 2014, ku partia mori vetëm 23% të votave, ndërsa në vend të tij, u zgjodh kryeministri aktual spanjoll, Pedro Sanchez.

Loading...