Ndahet nga Besi dhe Erioni, Olsi tregon më në fund arsyen pse u largua nga Klanifornia

Aktori i humorit, Olsi Bylyku është larguar nga Klanifornia dhe ka treguar arsyen e këtij vendimi. Olsi ka bërë të ditur se pas një bisede me familjen e tij, ai ka vendosur që të krijojë një projektin e tij.
Në rrëfimin e tij, ai nuk harroi pa vlerësuar Klaniforninë, që sipas tij, e ka rritur dhe i ka mësuar shumë. “Jam rritur në skenën e këtij spektakli dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës drejtuesve dhe kolegëve që më mbështetën. Kam dhënë më të mirën time dhe shpresoj të ju kem kënaqur me rolet e mia.

Kemi pasur momente diskutimesh, emocionesh dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. Vendosa së bashku me familjen time që tashmë t’i përkushtohem një projekti krejtësisht të ri që do të vij shpejt.

E bëra këtë letër të hapur, apo reagim në mënyrë që të mos aludojë askush për ngatërresa me kolegët, drejtuesit apo thashethemet e zakonshme shqiptare. I uroj Klanifornias rrugëtim të mbarë dhe të vazhdojë të sjellë gëzim te shqiptarët. Shihemi në projekte të rinj, do të ju habis me gjëra të bukura!”, shkruan aktori.

Loading...