Ndahet nga jeta aktori i njohur 20-vjecar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori 20-vjeçar i ‘Disney’, Cameron Boyce.

Mësohet se Cameron kishte pësuar një krizë, si pasojë e përdorimit të tepërt të ilaçeve, që merrte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Cameron Boyce ishte vetëm nëntë vjeç kur u shfaq për herë të parë në filmin horror ‘Mirrors’.

Ai pastaj vazhdoi të luante një nga fëmijët e Adam Sandler në filmin ‘Groën Ups’.

Por ishte filmi ‘Jessie’ i realizuar nga ‘Disney’, ku ai mori famë me personazhin e Luke Ross.

Loading...