Ndahet nga jeta aktori i njohur britanik…

Shuhet në moshën 85-vjeçare aktori i njohur britanik David Prowse.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur kompania e tij e menaxhimit.

Ai luajti Darth Vader në “Star Wars” .

“Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Prowse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare”, thuhej në njoftim.

Prowse njoftoi në 2014 që vuante humbja e kujtesës dhe gjithashtu ka luftuar me kancerin e prostatës.

Aktori veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit, pasi theksi anglisht i tij ishte i papërshtatshëm për pjesën.

Ai vazhdoi të luante Darth Vader në të tre filmat origjinalë “Star Wars”, në 1977, 1980 dhe 1983.

Loading...