Nje tjeter aktor i njour i skenes shqiptare eshte ndahere nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Fuat Boçi ishte aktori i qindra roleve të njohura ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit.
Boçi do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.
Kush ishte Fuat Boçi:
Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.
Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.
Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.