Ndahet nga jeta aktorja e madhe e skenës shqiptare

Ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të hëne Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare në moshën 85-vjeçare. Luca e cila ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare njihen si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare…
Lajmi i ndarjes nga jeta u konfirmua nga djali i saj, Gjergj Luca.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!”, shkruan ai.

Ajo ishte një aktore mjaft e dashur për publikun dhe ndonëse vitet kalonin, buzëqeshja dhe humori nuk venitej nga fytyra e saj.

Rreth dy muaj më parë, në 85-vjetorin e lindjes së saj, ajo shihej teksa kërcente me aktorin Viktor Zhusti, duke treguar në këtë mënyrë se vitet janë thjesht numra për të.

Loading...