Nderroi jete në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Marika Kallamata.
Ajo mban edhe titullin “Artiste e Merituar” ndërroi jetë në Tiranë. Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00.
Homazhet do të mbahen pranë Arturbina.
Kush është Marika Kallamata:
Marika Kallamata lind në Fier më 17 nëntor 1930. Ajo është aktore i njohur shqiptare.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaft role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.
Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku pati sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Rolet ku luajti:
Një baba tepër (2000) (TV)
Vitet e pritjes – (1990)
Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës
Gabimi (1986)
Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit
Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja
Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës
Kur xhirohej një film (1981)
Fëmijët e saj (1957) ….