Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka humbur babain e saj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të njeriut të saj të shtrenjtë.
“Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpetim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkëshortit ideal.
Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”
Edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar në Instagram, duke theksuar se një tjetër engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea.
Ai e kujton atë si një mjek të palodhur.
“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…
Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkruan Arditi.