Ndahet nga jeta bilbili i muzikës popullore!

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i këngës popullore fierake, Jani Tase.

Ai bën pjesë tek themeluesit e këngës qytetare fierake. Vite më parë ka qenë ka qenë Vladimir Muça që përshkruar një portret për ta njohur më shumë Jani Tasen.

Kush është Jani Tase?

‘Jani Tase, personazhi kryesor rreth të cilat strumbullohen rrëfimtaritë, vjen si një Jan Kukuzeli i shekullit 21, i mbushur me puhiza shpirti, por dhe si një det i dallgëzuar, apo si një ‘fushë e pamatë’ ku ‘një sy blu’ jep mesazhet e një dashurie të pamatë.

Jo më kotë epikrifet gjenezike që në fillim e japin si një trupëzim, në një tjetër materie të pavdekshme bibliografike të këngës qytetar fierake dhe të vetë Jani Tasës të cilët qëndrojnë si qershia mbi torte në monografitë e kultures muzikore me vlerën e cilësinë: ‘Shqiptar!’ ‘Katërqind karatësh!’.

Portretizimi toponomistik e vesh librin me shumë detaje jetësore, të cilët në vetëvete janë burimorja, zanafilla e solfezhëve,partiturave muzikore që fillesën e kishin në tendat e dasmave anëkënd vendit,nga Dibra në Përmet,nga Berati në Korçë e Shkodër.

Loading...