Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare burrnesha Diana Rakipi, mjaft e njohur në vitet e fundit përmes medieve. Një atak kardiak i ka marrë jetën burrneshës, e cila u bë e njohur prej historisë së saj, teksa në Durrës, ku ajo jetonte, njihej edhe me pseudonimin “Lali”.
Edhe media të ndryshme ndërkombëtare ishin interesuar për të mësuar historinë e veçantë të jetës së Diana Rakipit, që e detyruar nga rrethana të ndryshme dhe nga zakonet e hershme shqiptare, por edhe për zgjedhje të saj, qe bërë burrneshë.
Ish-presidenti ukrainas paralajmëron lajmin apokaliptik për Serbinë nëse vazhdon mbështet Vladimir Putinin: Kambanat do bien për të gjithë nëse Ukraina humb luftën
Atentati në ‘Don Bosko’/ Kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri, objektiv dyshohet vëllai i Fatjon Muratit, një person i njohur për botën e krimit. Ja çfarë deklaron grupi hetimor
Përfundon takimi ‘kokë më kokë’ me Berishën, reagon Meta dhe tregon vendimin: Më 15 maj kryetarët e bashkive i përkasin…
Ajo ishte shumë e njohur në Durrës dhe ishte një person shumë i dashur në këtë qytet. E moshuara qëndronte më së shumti me të rinjtë, të cilët e kishin pranuar ashtu siç ishte dhe kalonin kohë me të, si dhe e ndihmonin sa herë kishte nevojë. Diana ishe vetëm një prej burrneshave në Shqipëri.
Ajo ishte një dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare. Diana nuk krijoi dot një familje, por në intervistat e dhëna për mediat, tregon se nuk kishte pengje në jetë dhe se ishte krenare për zgjedhjen që kishte bërë. Ajo lindi në Tropojë.