Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare – Humb jetën gjatë lindjes së fëmijës

Është ndarë nga jeta në Hungari në moshën 32 vjeçare gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani.

Gazetarja me origjinë nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ardita së fundmi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

Ajo është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në Hungari.

Loading...