I njohur për shkak të “mallkimeve”, Hazbi Kasaj, personazhi kontravers që do të kandidonte për bashkinë e Këlcyrës teksa premtonte legalizimin e hashashit dhe hapjen e shtëpive publike është ndarë nga jeta.
Ai njihej në qytetin e tij si “Bikja” dhe do të mbahet mend për dozat e humorit që shkaktonte tek publiku sa herë që jepte deklarata për mediat.
Një prej batutave të tij më të njohura ishte :
“Kjo farë e keqe mos u shtoftë më në qytetin e Këlcyrës, pasi këtu janë më tepër budallenj sesa të mençur”.
Loading...