Shpetim Gjika
I dashur dhe i paharruar miku im i shtrenjtë ing.Resmi Canaj !
E di që je larg, madje je lart, dhe ashtu siç u mungon njerëzve të tu të dashur, më mungon edhe mua, si ish komshiu yt, dhe ish bashkëpunetori yt për gati 10 vite!
Të jam përjetë falenderues dhe mirënjohës për gjithçka më mësove dhe ndave me mua!
Bashkë e filluam nga rrjeti inxhinjerik nëntokësor, rrjeti i kanalizimeve, e deri te projektet e vija e ndërtimit!
Më mësove veç të tjerash i dashur dhe i paharruar miku im i çmuar, që, çdo punë bëhet e zgjidhet aty në terren, aty bashkë në krah dhe përkrah njerëzve të thjeshtë të punës, bash si te kjo e vetmja foto që kemi së bashku !
Sepse ti i tillë ishe ing.Resmiu, njeri larg zhurmës e bujës, larg fjalëve e kamerave!
Do t’u mungosh jo vetëm familjarëve te tu, por edhe mua, edhe qytetit tënd të dashur!
Une do të mbaj mend çdo pikë djerse e sakrifice tënden, çdo këshillë e sugjerim, ashtu sikundër do të kujtoj dhe do të shoh në çdo kapilar apo segment të qytetit tim!
Kam shumë për të thënë e për të shkruar për ty ing.Resmiu, por të njoha mirë dhe e di që ti nuk i do fjalët dhe elozhet!
Dhe mirë e ke!
E ç’duhen fjalët kur ti ndjehesh dhe prekesh në çdo lagje të Vlorës!
Jam me fat që të njoha dhe që punuam së bashku miku im!
Lamtumirë ing.Resmi Canaj!
Ngushëllime familjes Canaj nga stafi i laberianews ! U prehtë në paqe inxhinieri nderuar !