Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe Vllaznisë

Ndahet nga jeta Zija Hallumi, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe Vllaznisë.

Halluni u shua në moshën 85-vjeçare.

Zija Hallumi, përveç golave të tij të shumtë, njihej dhe për buzëqeshjen e veçantë qa u dhuronte tifozëve në vitet 1950-60.

Ai ishte një ndër emrat që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

I dalë nga moshat e shkodranëve, në vitet e para të karrierës Hallumi ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa gjatë shërbimit ushtarak nga 1956-1958 ka qenë pjesë e Partizanit.

Pas këtyre viteve, sulmuesi u bashkua sërish me Vllazninë në vendlindje, deri në vitin 1963, ku spikati me lojën dhe golat e tij.

Loading...