Ndahet nga jeta Kapiteni i vjeter Llazar Sillo
Familja Sillo njofton se mbas nje semundje te rende eshte ndare nga jeta kapiten Llazar Sillo
Marrim pjese ne dhimbjen dhe hidherimin e familjes per ndarjen nga jeta te njeriut te tyre te dashur.
Ju prehte Shpirti ne paqe.
Kapiten Llazar Sillo ka lindur ne Fier me 21.01.1949. Mbasi kreu shkollen 8-vjecar e te mesme ne Fier, LLazari me deshiren e tij, ju bashkua radheve te Shkolles se Marinws Vlore, te cilen e perfundoi ne vitin 1972. Ai u shqua per rregull, disipline e kembengules ne zoterimin e dijeve te marinarit.
Fati e solli qe Llazari ta fillonte karrieren e oficerit te FLD ne qytetin e bukur te Sarandes.Ne IshBUD-in e Sarandes Llazari kreu detyra te ndryshme duke komanduar te gjitha tipet e anijeve qe dispononte kjo baze.Ai e kaloi shkallet e ushtarakut navigator nje nga nje.
I thjeshte, i ndershem, korrekt me shoket dhe eproret, i perkushtuar dhe nje profesionist i vertete. Ky ishte Llazari. Ai ishte nje shok i mire, nje prind i mire, nje komandant i mire.
Llazari ishte i lidhur perjetesisht me detin, nje veti qe e demostroi plotesisht. vetem semundja e rende e ndau ate nga deti.
Mbas daljes ne rezerve per shkak te reformes ne vitin 1990, Llazari ju bashkua flotes tregetare. Nje njeri i papertuar, i paepur ndaj veshtiresive, Ai sherbeu ne dhjetra anije Tregetare te kompanive te ndryshme. Ketu ai demostroi aftesite e tij te detarit te kultivuara ne vite, duke kryer here detyrat e oficerit ne anije dhe ne shumicen e kohes Kapiten.
I dashur me marinaret, i jepte te drejtat qe i takonin, por dhe kerkues per zbatimin e detyres funksionale, se deti ste fal.
Ai ishte i kerkuar nga te gjithe, sepse punonte me ndershmeri, me korektesi dhe pa fjale.
Nuk i kishte qef llafet, i besonte vetem veprave e punes.
Sherbeu ne det deri sa e nenshtroi semundja e rende.
Dhe ditet e fundit me syte ke deti.
I pelqente te kalonte kohen me nipin e tij.
E mundoi semundja me shume se deti, derisa e ndau nga familja dhe marinaret, shoket e miqte e shumte.
lamtumire kapiten Llazari!
Tu prehte shpirti ne paqe,
E paharruar jeta dhe vepra jote!
Varrimi i kapitenit, behet sot ne oren 13.00, ne vendlindjen e tij, Poro, Fier.
Shefqet kercelli