Ndahet nga jeta këngëtari i njohur me famë botërore

John Regan, një basist që luajti me Peter Frampton, David Bowie dhe Mick Jagger, vdiq të premten. Ai ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.

Frampton, së bashku me një pjesë tjetër të muzikantëve me të cilët Regan performoi, kanë bërë reagime në rrjete sociale për humbjen e yllit të famshëm.
Një reagim për vdekjen e artistit e bëri edhe ‘The Chance Theatre’, vendi në të cilin i ndjeri performoi më së shumti në New York.

“Jemi të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e një prej anëtarëve të familjes sonë, John Regan”, thuhet në postim.

“John ishte një muzikant i jashtëzakonshëm, një yll rock, por mbi të gjitha, ishte një nga njerëzit më të mirë, më të përulur që keni njohur ndonjëherë. John, do të mungosh nga të gjithë ne që patëm nderin të të njohim”.

Regan po ashtu u takua me gruan e tij në “The Chance” dhe madje e vlerësoi vendin me fillimin e karrierës së tij.

“Kur fillova të luaja atje, pikërisht kur mora vendimin që doja ta bëja muzikën një profesion të përjetshëm”, tha Regan për Poughkeepsie Journal në 2017.

“Shumë momente historike të jetës sime kanë qenë në atë skenë. Kjo është shtëpia ime”.

Loading...