Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Ndahet nga jeta kryeministri më jetëgjatë në botë

Ka ndërruar jetë kryeministri më jetëgjatë në historinë botërore, princin Khalifa bin Salman Al Khalifa, që ishte edhe xhaxhai i mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Al Khalifa mbante postin e kryeministrit nga pavarësia e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, në 1971.
Ndër të tjera raportohet se ai shpesh herë ishte akuzuar për korrupsion por që pati një rol parësor në modernizimi e vendit me të vogël me rreth 1 milion e gjysmë banorë.

Një tjetër akuzë ndaj tij ka qenë favorizimi i komunitetit sunitë, të cilit i përket fëmija mbretërore, duke penalizuar shumicën shiite, diçka që gjatë revolucionit të Pranverës Arabe në 2011 e vuri në shënjestrën e protestuesve.

Vendin e tij e ka marrë tashmë princi Salman bin Hamad Al Khalifa. Bahreini është një vend kyç në Lindjen e Mesme, ndoshta i pari që ka menduar për një të ardhme pa ndihmën e naftës dhe ku përqendrohen dhe kanë selitë e tyre disa prej kompanive më të rëndësishme në botë.

Loading...