Ndahet nga jeta legjenda e Kombëtares sonë

Sporti shqiptar sot mban zi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh Petrit Murzaku.

Pas tre viteve në regjim shtrati nga sëmundja e rëndë, mjeshtri i madh Petrit Murzaku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

I konsideruar një prej ikonave të sportit, në fillimet e klubit “Partizani”, la pas një histori të jashtëzakonshme sportive.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, ai ishte sportisti universal që luajti lojrat me dorë, garat e atletikës dhe sporte të tjera, duke qëne kampioni absolut i Partizanit dhe i ekipeve tona kombëtare.

Kujtojmë se në fillim të viteve të pasluftës, një sportist angazhohej në disa sporte njëkohëësisht si profesionist, për shkak të kulturës së dobët sportive dhe mungesës së talentëve në ëtë kohë.

Pak vite më parë RTSH i kushtoi një dokumentar me titullin “Legjenda Murzaku”./a.m/NOA.al

Loading...