Ndahet nga jeta në moshë të re artisja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta në moshë të re artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied.

Burime bëjnë me dije se artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët, dhe është shuar në moshën 46-vjeçare.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.

Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”, shkruan ajo në muajin Gusht.

Muajt e fundit gjendja shëndetësore e artistes është përkeqësuar, dhe burimet bëjnë me dije se ajo ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Loading...