Ndahet nga jeta në moshen 45 vjeçare regjisori i komedisë ‘E shëmtuara Beti’ (foto)

Regjisori i një prej komedive më të famshme, “E shëmtuara Beti”, Silvio Hota u nda nga jeta në moshën 45 vjeçare.

Këtë e bën të ditur një prej të afërmve të tij, ndërkohë që aktorja kryesore e filmit, America Ferrera postoi një foto në Instagram duke njoftuar lajmin tronditës.

Ende nuk bëhen të ditur shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që i afërmi i Hota nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme.

“Mu thye zemra nga ky lajm. Talenti dhe krijimtaria e tij më sollën mua dhe shumë të tjerë gëzim” – shkroi Ferrera.

“E shëmtuara Beti” ka gjithsej 4 sezone të cilat u transmetuan nga 2006 deri në vitin 2010.

America Ferrera fitoi çmimin Golden Globe dhe një çmim Emmy Aëard me rolin e Betit.

Loading...