Ndahet nga jeta një tjetër gazetar i njohur

U nda sot nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari Maksim Sinemati.

Punoi me përkushtim rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme.

Maksi nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare.

Ai dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të afërmit, miqtë dhe kolegët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa media humbi një tjetër gazetar.

Pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55 vjeçari gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Loading...