Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është nd.arë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur të njohur të të ndjerit, në rrjetet sociale.
Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe ak.uzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur.
Në një intervistë dhënë në Prill të këtij viti për RTK, ai shpjegonte si ra në kontakt me masonët në SHBA.
“Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit”, tha Zotaj.
Në një tjetër intervistë, Zotaj ka përmendur emra politikanësh që kanë kërkuar të jenë pjesë e masonerisë:
“Lulzim Basha i ka kerkuar favor kryemasonit per te bere princin Leka II nje mason.
Vlen per t’u theksuar se Princi Leka, ka qene nje beniamin i Bashes, me te cilin ka punuar ne Ministrin e Jashtme, ate te Brendshme etj. Dhe lind nje pyetje nese Basha (pa dyshim duke ia dashur te miren Princit Leka per ta bere mason), po vete eshte nje mason ?! Sepse duke menduar se eshte gje e mire te besh nje mik mason, atehere kete te mire fillimisht e kerkon per vete . Prandaj mund te dalim ne konkluzionin se ndoshta Lulzim Basha vete eshte nje mason, por jo ne graden te konvertoje te tjere.
2 – Edi Rama i ka ofruar 3.5 milion euro per ta bere mason. Edhe pse nuk e permendi me emer si ne rastin e Lulzim Bashes, kryemasoni Zotaj, permendi se nje politikan i njohur qe ia ka hapur namin vetes ne tere Shqiperine se eshte mason, i ofroi ate shume per te marre realisht anetarsine e masonit. I vetmi politikan qe ka pretenduar me te madhe dhe qe ka dashur qe te tjeret ta konsiderojne si mason eshte Edi Rama.
3- Fatos Nano i ka ofruar 1 milion euro per t’u anetaresuar si mason. Maksim Zotaj ndalet vetem tek keto 3 raste, per me shume ai sugjeron t’i drejtohemi dosjes qe ai ka depozituar ne prokurori se aty ka detaje per cdo politikan. Nje gje tjeter qe te ben pershtypje eshte emertimi si hajduter, nga ana e kryemasonit te te gjithe politikaneve shqiptare, qofshin te majte apo te djathte. Informacion qe ai ndoshta e ka me te detajuar meqenese ai si Mjeshter i madh i masonerise boterore ka akses ne informacionin e detajuar qe ata kane per cdo politikan ne siperfaqen e tokes”.