Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Regjisori i RTSH, Paulin Shkjezi ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje me të cilën kishte kohë që luftonte.

Shkjezi kohët e fundit po luftonte me shëndetin dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ai ishte regjisor në RTSH për 25 vite dhe shumë emisione të njohura janë realizuar nën regjinë e tij.

“E rëndësishme është ajo që lemë pas. Paulini i la gjurmët e tij kudo që shkoi. Ai u bë i njohur që kur ishte gjimnazist me të paharruarën “Matura ‘72”. Pastaj ai ishte biri i një aktori të paharruar siç qe Ndrek Shkjezi. Por asnjëherë ai nuk e shfrytëzonte emrin e të atit për të përfituar vetë, por investonte për të lënë gjurmët e tij me formimin, me personalitetin, me qytetarinë dhe shumë çka tjetër me të cilat ai u bë i njohur dhe shumë i dashur për këdo”, thuhet në faqen e Facebookot Aktorët Shqiptarë, të cilët kanë dhënë edhe lajmin e trshtueshëm.

“Na iku përgjithënjë Paulini ynë. Do të na mungojë e qeshura e tij me zë të lartë e pa të keq… Do të na mungojë mirësia që përcillte në çdo fjalë… Do të na mungojë shpirti i pastër e tepër miqësor me këdo. Paulini i thjeshtë, i komunikueshëm, e me humorin e tij të hollë nuk do të shihet më mes shokëve e miqve… Do t’i mungojë familjes dhe të afërmëve… Këtej e pas ai do të mungojë për të gjithë.

Loading...