Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare gazetari, Vasil Tabaku, shkrimtar, poet dhe gazetar i njohur.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët.
Kush ishte Vasil Tabaku?
Vasil Tabaku, lindi në Mallakaster më 10.09. 1953, përfundoi studimet e larta universitare në Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë, Dega Gjuhë-Letërsi, me rezultate të shkëlqyera, më 1977 dhe filloi punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Ninësh, Mallakastër dhe më pas (1978-1986) drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.
Në vitin 1986-1987 punoi si gazetar në gazetën “Dita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1987, për dy vjet, specializohet për skenarist të filmit artistik dhe ekranit tekeviziv, ku është diplomuar po ashtu shkëlqyeshëm dhe deri në vitin 1993 punon skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
Më 1993-1998 punon si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), Tiranë dhe gjatë kësaj kohe (1995) kryen trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT- Ankara, Turqi. Në vitet 2001-2002 do të ishte kryeredaktor i gazetës “Tirana Demokratike”, organ i PD, Tiranë dhe më pas, për dy vjet, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë”, organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë. Në vitet 2007-2014 punon si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH.
Më pas do të punojë si reporter për një agjenci të huaj lajmesh për shqipërijë dhe rajonin e Ballkanit. Gjatë kësaj përiudhe ai do të ishte autor i disa veprave letrare si botime me poezi, romane, shtudime sociologjike të cilat do të përktheheshin në disa vënde të ndryshme si SHBA, Greqi, Francë, Itali, Gjermani etje.
Ai do të ishte autor i 25 dokumentarëve televizivë dhe i qindra emisioneve televizive dhe radiofonike. Po ashtu, do të ishte botues i mbi 5000 shkrimeve, analizave dhe ese-ve publicistike në shtypin shqiptar. Së fundmi Keshilli Bashkiak e shpalli Qytetar nderi i Mallakastres.