Ndahet papritur nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e spitalit në rrjete sociale.
“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë.

Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën.

Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit”, thuhet krahas fotos së mjekut.

Loading...