Ndalet lufta, Izraeli dhe Palestina firmosin armëpushimin pas 11 ditësh betejë

Kabineti i sigurisë në Izrael ka miratuar armëpushimin në Gaza.

Sipas BBC, lajmin e kanë bërë të ditur disa media izraelite, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Armëpushimi raportohet se do të hyjë në fuqi në orën 02:00 me kohën lokale (23:00 ).
Sulmet e reja ajrore izraelite goditën Gazën, ndërsa përplasjet hynë në ditën e 11-të. Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit ka marrë të paktën 232 jetë në Gaza dhe 12 në Izrael.

Një zyrtar i Hamasit ka konfirmuar se do të ketë një armëpushim “të ndërsjellë dhe të njëkohshëm” me Izraelin duke filluar në 02:00 me kohën lokale, raporton Reuters.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken thotë se ai ka qenë duke folur me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe përsëriti mesazhin e presidentit Biden se SHBA priste të shihte një armëpushim.

Ai tha se kishte një shqetësim të thellë dhe të përbashkët në të gjithë botën për vdekjet e palestinezëve dhe izraelitëve.

Qëllimi i SHBA ishte t’i jepte fund dhunës, shtoi ai.

Loading...