Ndalimi i policëve – Prokuroria jep detaje

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Drejtorinë e Doganave kanë dhënë sot një konferencë për mediat, ku kanë dhënë detaje lidhur me operacion e kryer dje ku ranë në pranga 5 punonjës policie, dhe u pezulluan nga detyra 6 të tjerë.

Sipas prokurorisë punonjësit e arrestuar janë të përfshirë në trafikimin e mjeteve moterike, ndërsa nga 11 të ndaluarit për 5 prej tyre u dha masa e arrestit me burg

Prokuroria thotë se ka indicie se një pjesë e mjeteve të trafikuara mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

Prokurorja e çështjes Mirela Cano shpjegoi se bëhet fjalë për goditjen e një rasti të kontrabandës së makinave nga Arben Grabovari që është arrestuar në muajin prill. Nga hetimet rezultoi se ka futur në Shqipëri 53 makina pa zhdoganuar.

“Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit.

Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 53 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre.

Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera.

Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë.

Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat.

Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. Po hetohet për shpërdorim detyrë 10 punonjës policie, 4 janë në burg nga Qafë Bota, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen”, tha ajo.

Loading...