Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie. Polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë. Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë. Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas.
Njoftimi i Policisë së Shteti:
Policia arreston në flagrancë një grek me detyrë punonjës policie.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky person duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.