Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.