Ndaloi grushtin e shtetit, vjen reagimi për herë të parë i Prigozhin: Vendosa t’i kthej mercenarët sepse…

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka reaguar pas vendimit për të ndaluar grushtin e shtetit.

Prigozhin deklaroi se ka urdhëruar forcat e tij të ndalojnë marshimin drejt Moskës dhe të tërhiqen në kampet e tyre fushore në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Yevgeny Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, por vendosi t’i kthente ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.

Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Loading...