Një burrë me origjinë shqiptare në Gjermani nuk mund ta kishte menduar se ndalesa për të pirë një cigare në rrugë do t’i kushtonte shumë.
Ai udhëtonte me bashkëshorten e tij sipas mediave gjermane në autostradën A7 në Fussen, por për arsye ende të paditura ajo që ishte në vendin e shoferit vijoi udhëtimin duke e lënë në rrugë.
Disa minuta më vonë, burri bëri një telefonatë në policinë e Bavarisë duke i shpjeguar ngjarjen. Një patrullë policie e mori atë duke e bashkuar me bashkëshorten, ndërsa kur u pyet ajo tha se e kishte harruar burrin e saj në rrugë dhe vijoi udhëtimin.
Loading...