Në përfundim të operacionit policor të koduar “Hija” është árrestuar një shtetas i huaj me inicialet B.P, 45 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në Tiranë dhe ai ákuzohet për veprat penále: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Nga policia mësohet se 45-vjeçari nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë. Policia nuk jep shumë detaje për arsye hetimi të mëtejshëm.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”. Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Më datë 09.10.2020, nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“ në Departamentin e Policisë Kriminále në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u realizua operacioni policor i koduar “Hija”. Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminále të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminále për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi i huaj: -B. P., 45 vjeç (Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera). Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprat penále të përmendura më lart. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.