Ndërhyrje e rrallë në zemër e realizuar me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë infantile tek Noani vetëm 6 muajsh

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kryer një ndërhyrje e rrallë në zemër.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se ndërhyrja u krye me sukses nga doktor Altin Veshti dhe ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë infantile tek Noani vetëm 6-muajsh.

Noani vetëm 6 muajsh sot lë spitalin pediatrik në QSUT dhe është gati të kthehet në shtëpi plotësisht i shëruar.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është realizuar me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë infantile tek Noani vetëm 6 muajsh që sot lë spitalin pediatrik në QSUT dhe është gati të kthehet në shtëpi plotësisht i shëruar”, -thotë ministrja./atsh

Loading...